Shaqiri shënon gol, Boateng: ‘Shaq a pashë ëndërr apo vërtet shënove me kokë’

Shaqiri shënon gol, Boateng: ‘Shaq a pashë ëndërr apo vërtet shënove me kokë’

09:43, 02/02/2022

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka arritur të shënojë gol, duke fituar me përmbysje 2-1, sfidë e vlefshme për javën e 14-të të Ligue 1. 

Shaqiri “shpërtheu” me një gol dhe asist në fitoren, duke u shpallur kështu edhe futbollisti i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.1. 

Një gol me kokë nga ish-lojtari i Liverpool, që jo shumë shpesh shënon në këtë mënyrë, sepse Shaqiri është i gjatë 1.69 metra. Ky gol ka marrë edhe një koment  nga bashkëlojtari i tij, Jerome Boateng. 

“Shaq a pashë ëndërr apo vërtet shënove me kokë?! Në Gjermani e quajmë Kopfballungeheuer”, shkroi Boateng në profilin e tij në Instagram. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco