Arlind Ajeti gjen golin në Serinë C italiane, teksa i ka dhënë fitoren Padovës në transfertën ndaj Pergoletteses dhe duke e afruar akoma më shumë me kreun, që përkthehet në ngjitje në Serinë B.
Mbrojtësi 28-vjeçar, që numëron disa ndeshje me fanellën e kombëtares shqiptare, ka firmosur me Padovën në nëntorin e vitit të kaluar si lojtar i lirë dhe po fiton hapësira në formacion gradualisht.
Pasditen e sotme Ajeti e nisi si titullar dhe gjeti golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 87-të, duke vulosur suksesin e Padovës, që do të luftojë deri në fund për t’u rikthyer në Serinë B.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: