Ledley: Skocia është e ‘çmendur’ pas Ramsey, Juventusi do pendohet

Ledley: Skocia është e ‘çmendur’ pas Ramsey, Juventusi do pendohet

14:07, 01/02/2022

Aaron Ramsey ka pranuar të largohet nga Juventusi për t'u transferuar te Glasgow Rangers .  

Mesfushori uellsian refuzoi shumë destinacione në pjesën e parë të sezonit dimëror të merkatos, përfshirë Newcastle-in e pasur dhe ambicioz, duke  ndryshuar mendje në orët e fundit para mbylljes së listave, pas një bisede me trajnerin e Rangers, Giovanni Van Bronckhorst.  

Transferimi i Ramsey ka ngjallur polemika dhe reagime të shumta, ndër ta është dhe Joe Ledley, ish ylli i Celtic, i cili tregoi se çfarë shkoi keq në aventurën italiane të Ramsey:  

“ Jam i bindur se Aaron do të kishte shërbyer ende në Juventus . E kam ndjekur disa herë, nuk e kuptoj se si një lojtar si Ramsey nuk mund të gjente hapësirë te Juve. Nuk e di dinamikën e dhomës së zhveshjes dhe as kam folur me të, por në fund iu desh të ndryshonte ajrin dhe të rikthehej të luante vazhdimisht. Në Skoci do ta gjejë veten shumë mirë, edhe në Itali brohoritjet janë të nxehta, por asgjë në botë nuk mund të krahasohet me klimën e firmës së vjetër”, u shpreh Ledley. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco