Zyrtare/ Myrto Uzuni firmos me Granadën, sulmuesi kuqezi debuton kundër Realit

Zyrtare/ Myrto Uzuni firmos me Granadën, sulmuesi kuqezi debuton kundër Realit

08:19, 01/02/2022

Ishte në ajër, por tashmë është zyrtare. Myrto Uzuni është lojtari më i ri i skuadrës së Granadës në La Liga.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll përmes një postimi në rrjetet social, ku i uronte mirëseardhjen sulmuesit shqiptar.

Klubi andaluzian ka derdhur në arkat e Ferencvarosh 3 milionë euro, ndërsa Uzuni ka firmos një kontratë deri në qershor të 2025 me skuadrone  tij të re.

Myrto Uzuni u ble nga Ferencvarosh nga Lokomotiv Zagreb në verën e vitit 2020. Ai shpejt u bë një lojtar i rëndësishëm për të “Gjelbrit”, teks  arriti të shënonte 36 gola dhe të dhuronte 14 asistime në 67 ndeshje në një vit e gjysmë.

Me shumë mundësi, Uzuni do të debutojë me skuadrën e Granadës kundër Real Madridit të dielën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco