Vjen hapi i madh i rëndësishëm në karrierën e Myrto Uzunit.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është një hap larg firmës në një nga kampionatet më të rëndësishme të Europës, La Liga, pasi ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga një nga klubet e elitës atje, Granada.
Nga ky transferim përfitojnë edhe klubet shqiptare, Apolonia dhe Laçi, ekipet që e kanë pasur futbollistin pjesë të tyre deri në moshën 23 vjeç.
Ato do të arkëtojnë 3% të vlerës së transferimit të kartonit, që i bie diku te rreth 90 mijë euro secila, ndërsa në arkat e Ferencvaroshit spanjollët e Granadës pritet të derdhin një shifër mes 3 deri në 3.5 milionë euro.
Në La Liga Uzuni do të zgjerojë hartën e legjionarëve shqiptarë, ku militojnë dhe Keidi Bare (Espanjoli) dhe Ivan Balliu (Rajo Vajekano).
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: