Dosja e skandalit Greenwood

Dosja e skandalit Greenwood

12:43, 31/01/2022

Akuza e të dashurës së tij për abuzim peshojnë shumë.(Lexo këtu)

Nuk është hera e parë që, futbollisti  Mason Greenwood bën tituj negativ.

Një vit e gjysëm më parë Greenwood shkaktoi mjaft bujë në Angli.

Në atë kohë ai sapo kishte bërë debutimin e tij për kombëtaren duke luajtur me Islandën.

Pas ndeshjes ai u argëtua në hotel, pavarësisht rregullat të rrepta anti-covid se bashku me shokun e skuadrës Phil Foden me dy modele islandeze.

Trajneri i Anglisë e pezulloi atë dhe nuk e thirri më në skuadrën e Tre Luanëve pas kësaj. 

Nga ana tjetër, Fodenit iu dha një shans i dytë, edhe sepse, ndryshe nga Greenwood, ai pranoi fajin.

Mediat angleze më vonë raportuan se Greenwood  ka organizuar festa të shumta gjatë periudhës së izolimit, në një pronë të marrë me qira, pasi fqinjët janë ankuar për zhurmën në orët e vona të natës.

Problemet me Ronaldon

Siç ka shkruajtur shpesh shtypi anglez ylli portugez Cristiano Ronaldi është ankuar për marrëdhënien e ttij me futbollistët e rinj më shumë se njëherë që me kthimin e tij me ManUnited.

Ai shpesh është shprehur në intervista se profesionistët e rinj nuk pranojnë këshilla.

“Kur isha 18, 19, 20 vjeç, lojtarët më të mëdhenj u përpoqën të flisnin me mua. Ata ishin më me përvojë se unë dhe patën shumë momente të këqija. Kështu që e mora sikur më duhej të përmirësohesha. Të tjerët duket se nuk e pranojnë kur i kritikon” është shprehur Ronaldo, pa përmendur një emër konkret por ekpsertët e futbollit mendojnë se me këto fjalë ai nënkuptonte Mason Greenwood.

Tani Greenwood duhet të përballet me probleme krejtësisht të ndryshme sesa thjesht kritika nga një shok ekipi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco