Analizat mjekësore dalin në rregull, Eriksen gati të luajë në Angli

Analizat mjekësore dalin në rregull, Eriksen gati të luajë në Angli

22:51, 30/01/2022

Christian Eriksen është gati të kthehet në fushë dhe duket se do ta bëjë në Premier League.

Për këtë janë të sigurt në Angli, ku sipas ‘Sky Sports Uk” mesfushori, pasi ka shkëputur kontratën me Interin, do të nënshkruajë një marrëveshje gjashtëmujore me Brentfordin.

Në fakt, duket se ekzaminimet mjekësore, veçanërisht të thelluara, kanë ecur në rrugën e duhur: 29-vjeçari danez, i ndalur që pas arrestit kardiak të pësuar gjatë “Euro 2020”, verën e kaluar, do të bëhet futbollisti i parë që do të luajë në elitën e futbollit anglez me defibrilator të implantuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco