Myrto Uzuni drejt hapit të madh në karrierë, niset në Spanjë për të kryer vizitat mjekësore

Myrto Uzuni drejt hapit të madh në karrierë, niset në Spanjë për të kryer vizitat mjekësore

20:29, 30/01/2022

Vjen hapi i madh në karrierën e Myrto Uzunit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është pranë kalimit në një nga kampionatet më të njohura në Europë, La Liga, pasi ka marrë një ofertë të pa refuzueshme nga një nga klubet e elitës atje,

Lojtari ka shkëlqyer me Ferencvarosh, duke qenë në një vit e gjysmë atje padyshim lideri i repartit të avancuar, duke bindur me lojë dhe me gola të rëndësishëm të shënuar në kampionat dhe në Europë, ku provoi fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve e së fundmi edhe të Ligës së Europës.

Paraqitje të cilat kanë tërhequr vëmendjen e klubit të Granada në Spanjë dhe sipas mediave hungareze, ai do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Sulmuesi mungon në ndeshjen e sotme të Ferencvarosh ndaj Ujpesht pasi raportohet se ka udhëtuar drejt Spanjës.

Atje do të kryejë vizitat mjekësore dhe firmosur me klubin spanjoll para mbylljes së merkatos së janarit, e cila në Spanjë finalizohet gjatë ditës së nesërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco