Latifi shënoi golin e fitores së Vllanisë: Ndryshimi i pozicionit doli pozitiv

Latifi shënoi golin e fitores së Vllanisë: Ndryshimi i pozicionit doli pozitiv

17:05, 30/01/2022

Liridon Latifi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe realizoi golin e vetëm në suksesin 0-1 të Vllaznisë ndaj Kastriotit.

Goli i gjashtë në Abissnet Superiore për yllin e kuqebluve, i cili foli rreth ndeshjes, taktikës dhe rivalëve të Vllaznisë në “Gol pas Goli” në Supersport.

“Një ndeshje shumë e vështirë, sepse fusha ishte e rënduar dhe Kastrioti është përforcuar. Trajneri e di më mirë se çfarë nuk po shkon në finalizim.

Në po punojmë të jemi më konkret në pasimin dhe gjuajtjen e fundit, të shohim në vazhdim se sa do të arrijmë t’ia dalim.

Sot e nisa si sulmues, luajtëm 4-4-2 me romb në mesfushë. Ndihem më mirë në anësore, por trajneri vendosi të luaja në majë me Djurdjevic. Ky ndryshim doli pozitiv.

Rivalët? Tirana është shkëputur pak, por t’i marrim ndeshjet një nga një. Duhet të jemi më të saktë në finalizimin e rasteve që krijojmë.

Tifoz me Kukësin sot? Do ishte më mirë për ne nëse fiton Kukësi, kështu që pse të mos fitojë, por le të fitojë kush është ekip më i mirë, ne duhet të shohim punën tonë”, deklaroi Latifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco