Vllaznia rikthehet te suksesi, mposht mes polemikash Kastriotin

Vllaznia rikthehet te suksesi, mposht mes polemikash Kastriotin

15:52, 30/01/2022

Vllaznia ka marrë një fitore mes polemikash në ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit, duke u rikthyer tek triumfi pas katër barazimesh.

Shkodranët fituan me rezultatin minimal 1-0 kundër krutanëve, falë golit të shënuar nga Liridon Latifi në minutën e 76-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Vlen të theksohet se në përballjen e sotme nuk munguan protestat dhe tensioni, ndërkohë që Mevlan Adili la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 91-të. Pavarësisht përpjekjeve, krutanët e Çelës, nuk arritën të dilnin nga ky duel qoftë edhe me 1 pikë.

Renditja:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco