Liverpool zyrtarizon përforcimin e madh nga Porto

Liverpool zyrtarizon përforcimin e madh nga Porto

14:24, 30/01/2022

Skuadra e Liverpoolit ka zyrtarizuar transferimin e Luis Diaz nga Porto. Një përforcim i madh për Jurgen Klopp, i cili e kishte kërkuar me ngulm lojtarin në fjalë.

Kartoni i Diaz i ka kushtuar “të kuqëve” 45 milionë euro, plus 15 milionë që do të jepen në formën e bonuseve.

Këtë sezon, Diaz ka shënuar 14 gola për Porton në kampionatin portugez dhe gjithashtu ka konkretizuar 46 driblime, duke e bërë atë lojtarin e tretë më të mirë të ligës në këtë kontekst.

Mediat në Angli shkruajnë se këtij futbollisti nuk i është lëshuar ende leja e punës dhe se me gjasë do të hyjë në Britaninë e Madhe në fund të javës së ardhshme.

Diaz ka lindur më 13 janar 1997 dhe e nisi karrierën në vitin 2016 me Barranquille, pas së cilës luajti për Atletico Junior dhe Porto. Ai bëri debutimin për kombëtaren kolumbiane në vitin 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco