Ibrahimovic: Nuk jam gati të ndez puro dhe të shijoj pensionin

Ibrahimovic: Nuk jam gati të ndez puro dhe të shijoj pensionin

13:54, 30/01/2022

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic thotë se nuk është ende gati të tërhiqet nuk futbolli i luajtur, pavarësisht se në tetor do të festojë ditëlindjen e tij të 41-të.

Dëmtimi i fundit i Ibrahimovic i shqetësoi të gjithë në Milano dhe në këtë drejtim vuri menjëherë në pikëpyetje të ardhmen e tij në klub, por disa media në Itali shkruajnë se shanset që Ibra të luajë në derbin e madh kundër Interit më 5 shkurt po shtohen çdo ditë e më shumë.

Duke qenë se kontrata me Milanin është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni, pyetja është nëse Ibrahimovic do të rinovojë me kuqezinjtë. Sipas asaj që thotë, Ibra, ai nuk po mendon për fundin e karrierës dhe do të vazhdojë të luajë futboll.

"Është normale që kur je 40 vjeç, të jesh në shtëpi duke ndezur një puro dhe të kënaqesh me kujtimet e karrierës që ke pasur. Megjithatë, ende nuk jam gati ta ndez atë puro", thotë Ibrahimovic.

Pavarësisht disa dëmtimeve të shpeshta dhe faktit që është 40 vjeç, Ibrahimovic është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon dhe ka shënuar tetë gola në Serie A për kuqezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco