Hernandez rinovon me Milan, ja detajet e kontratë së re

Hernandez rinovon me Milan, ja detajet e kontratë së re

13:12, 30/01/2022

Sipas “Gazetta dello Sport”, Milan dhe Theo Hernandez kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së mbrojtësit francez. Kontrata e re, e cila do të nënshkruhet së shpejti, do të zgjatet për dy vite, deri në qershor të vitit 2026. Mbrojtësit 24-vjeçar do t’i rritet ndjeshëm paga nga një milion e gjysmë euro që fiton aktualisht në më shumë se katër milionë neto, plus bonuse.

Rinovimi i Hernandez është i pari nga tre për kuqezinjtë. Duke qenë se pas francezit, janë sulmuesi portugez Rafael Leao dhe mesfushori algjerian Ismael Bennacer që do të rinovojnë kontratën me klubin Lombard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco