Tifozi futet në fushë dhe ndërpret finalen e Australian Open, zbulohet mesazhi që përcolli

Tifozi futet në fushë dhe ndërpret finalen e Australian Open, zbulohet mesazhi që përcolli

12:24, 30/01/2022

Finalja e Grand Slam-it të parë të sezonit Australian Open ndërmjet Daniil Medvedev dhe Rafael Nadal u ndërpre për pak çaste në setin e dytë për shkak se një tifoz u hodh në fushë nga tribuna.

Episodi ka ndodhur në ndeshjen e nëntë të setit të dytë, ku pas futjes nw fushw tw tifozit, sigurimi rrethoi të dy lojtarët, teksa kamera nuk tregojë se çfarë saktësisht po ndodh në fushë.

Fotot dhe pamjet e një tifozi që hidhej nga tribuna në fushë u shfaqën shpejt në rrjetet sociale dhe ai mbante një pankartë në shenjë proteste kundër ndalimit të refugjatëve në Australi.

Me reagimin e shpejtë të sigurimit, tifozi është kapur dhe u largua  nga fusha, e më pas ndeshja ka vazhduar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco