PSG në kërkim të një mesfushori, Tottenham i vendos kushte

PSG në kërkim të një mesfushori, Tottenham i vendos kushte

12:47, 23/01/2022

PSG po kërkon një mesfushor qendre dhe po tenton të marrë në huazim për gjashtë muaj Tanguy Ndombele të Tottenham.

Mesfushori ka luajtur më parë në Ligue 1 me Lyon, ndërkohë që për shërbimet e tij janë disa klube që interesohen.

Tottenham është treguar i qartë me PSG, duke kërkuar që francezët ta paguajnë pagën e Ndombele. Vetëm kështu londinezët pranojnë ta huazojnë.

PSG tani po flet me agjentët e mesfushorit, për të konkretizuar marrëveshjen për kalimin në kryeqytetin francez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco