Tuchel vlerëson Armando Brojën: Ka kualitet dhe mentalitet, po përmirësohet çdo ditë

Tuchel vlerëson Armando Brojën: Ka kualitet dhe mentalitet, po përmirësohet çdo ditë

17:52, 17/01/2022

Armando Broja po zhvillon një sezon mjaft pozitiv në Premier League.

Sulmuesi është huazuar te Southampton nga Chelsea dhe deri tani ka shënuar 5 gola në kampionat.

Këto paraqitje duket se kanë rënë në sy të trajnerit Thomas Tuchel.

Tekniku gjerman ka folur rreth paraqitjeve të shqiptarit këtë sezon.

“Ai është lojtari ynë, po bën mirë, por në të njëjtën kohë është vetëm në gjysmë të sezonit. Kështu që duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të tregojë veten te Southampton. 

Është lojtari ynë për një arsye, sepse ka kualitet dhe mentalitet. Armando po përmirësohet çdo ditë. Ai është një lojtar unik. Por nuk është momenti për të folur për verën. Ai duhet të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë të përmirësohet”, tha tekniku i Chelseat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco