Mbrojtësi i Barcelonës luajti El Clasicon kundër Real Madridit me dy vida në dorë

Mbrojtësi i Barcelonës luajti El Clasicon kundër Real Madridit me dy vida në dorë

21:58, 13/01/2022

Në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, Reali mundi Barcelonën me rezultatin 3-2 pas kohës shtesë, dhe tema e madhe e bisedës mes tifozëve të klubit katalanas është mbrojtësi uruguaian Ronald Araujo.

Kështu, në internet janë shfaqur fotografi ku shihet grushti i tij, të cilin e ka operuar vetëm shtatë ditë para El Clasicos.

Megjithatë, Araujo dyshohet se ka insistuar të luajë, ndaj ndeshjen kundër Real Madridit e ka mbyllur me dy vida në dorë.

Një numër i madh i tifozëve janë befasuar nga stafi i Barcelonës i drejtuar nga Xavi sesi e lejuan Araujon të luante.

Mediat spanjolle shkruajnë se në rast të një rënieje në tokë, ai mund të kishte rënduar dëmtimin e pakëndshëm dhe të rrezikonte një operacion të ri.

Kujtojmë, golat për Mbretërit u shënuan nga Vinicius, Benzema dhe Valverde, dhe për Barçën shënuan Luuk de Jong dhe Ansu Fati.

Ndeshja u luajt në stadiumin King Fahd në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco