Manchester City sfidon Realin, Haaland i pavendosur për të ardhmen

Manchester City sfidon Realin, Haaland i pavendosur për të ardhmen

18:18, 13/01/2022

Pep Guardiola është shfaqur në rrugën e Haaland. Trajneri i Manchester City i ka kërkuar klubit që të bëjë një sforco përfundimtare për sulmuesin norvegjez, i cili ka vendosur t’i kërkojë menaxherit Raiola që të arrijë një marrëveshje sa më shpejt me spanjollët e Real Madrid.

Pronarët e City ndryshuan skenarin sepse Reali i Madridit nuk ka ndërmend që të futet në një duel milionash me klubin/shtet. Gjithashtu nuk mund ta transferojë norvegjezin pa liruar vend në pagesat e futbollistëve.

Për momentin janë të parashikuara largimet e Bale, Marcelos dhe Iscos, kontratat e të cilëve përfundojnë në qershor. Gjithsesi kjo hapësirë e krijuar nga kontratat e tyre do të përdoret për Kylian Mbappe.

Vetëm largimi i Hazard mund të shërbejë për të afruar Haaland, diçka që duket shumë e vështirë. Belgu dëshiron që të qëndrojë te Reali dhe të përfundojë kontratën.

Në këto kushte kërkon që të përfitojë Pep Guardiola, i cili humbi Agueron dhe Ferran Torresin. I vetmi lojtar në sulm është Gabriel Jesus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco