VIDEO/ Zbulohet arsyeja e vendimit të arbitrit për të mbyllur ndeshjen para kohe

VIDEO/ Zbulohet arsyeja e vendimit të arbitrit për të mbyllur ndeshjen para kohe

16:45, 13/01/2022

Lojtarët e Malit mundën 1-0 Tunizinë në raundin e parë të Kupës së Kombeve të Afrikës, por në fokus ishte gjyqtari kryesor Janny Sikazwe nga Zambia, i cili i dha dy herë fund ndeshjes para minutës së 90-të.

Ai fillimisht vërshëlleu fundin e lojës në minutën e 85-të, pasi ora e tij e dorës ishte pesë minuta më para, dhe më pas pasi u konsultua me VAR-in ai e përmbysi vendimin e tij.

Megjithatë, ky nuk ishte fundi. Sikazwe i dha sërish fund ndeshjes  në minutën e 89-të, këtë herë përfundimisht. Ashtu siç pritej, pati protesta nga tunizianët të cilët e ndoqën arbitrin nëpër fushë dhe i shpjeguan se ishte minuta e 89-të në tabelën e madhe dhe se kishte ende të paktën tre deri në katër minuta lojë për shkak të zëvendësimeve dhe ndërprerjeve.

Megjithatë, sipas Essam Abdel-Fatah, kryetar i komisionit të arbitrave të Federatës Afrikane të Futbollit (CAF), Sikazëe pësoi një goditje nga nxehtësia gjatë ndeshjes, gjë që e bëri atë të humbiste përqendrimin.

Për më tepër, zambiani përfundoi në spital pas ekzaminimeve mjekësore.

Siç shpjegoi Essam Abdel-Fatah, në fund të ndeshjes, arbitri 42-vjeçar u transportua në spital, gjë që do të shpjegonte nxitimin e tij për t’i dhënë fund ndeshjes.

Sikazwe po gjykon për herë të gjashtë në Kupën e Afrikës, dhe ai gjithashtu udhëhoqi ndeshjet në Kupën e Botës 2018 dhe Kupën Arabe 2021.

Sidoqoftë, emri i tij lidhet ngushtë me skandalin e korrupsionit të vitit 2018, i cili i kushtoi atij pezullimin në 2018 nga CAF.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco