Bonucci përleshet me menaxherin e Interit: Mos më qesh në fytyrë, do të të vras

Bonucci përleshet me menaxherin e Interit: Mos më qesh në fytyrë, do të të vras

16:12, 13/01/2022

Interi fitoi Superkupën e Italisë, pasi mundi në finale 2-1 Juventusin pas kohës shtesë, falë golit të Alexis Sanchez në minutën e 121-të, pikërisht në momentin që Leonardo Bonucci po përgatitej për të hyrë në lojë.

Mbrojtësi i Juventusit e ndoqi ndeshjen nga pankina dhe trajneri i Zonjës së Vjetër, Massimiliano Allegri planifikoi ta fuste në lojë në minutën e fundit për të ekzekutuar një nga penalltitë.

Megjithatë, Interi shënoi në sekondat e fundit dhe Bonucci, i cili ishte në fund të vijës, u përplas ashpër me Cristiano Mozzilla, menaxherin e ekipit të Interit.

Mesa duket Mozzilla e ka festuar golin, gjë që e shqetësoi Bonuccin, i cili reagoi ashpër:

“Mos më qesh në fytyrë, çfarë po bën, do të të vras”, ka bërtitur Bonucci, teksa kamerat kanë regjistruar ngjarjen.

Il Tempo raporton se Bonucci e ka larguar Mozzilla-n disa herë, madje dyshohet se e ka goditur me grusht mes qafës dhe shpatullave, dhe organet disiplinore të Federatës Italiane të Futbollit janë në lëvizje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco