Southampton poston foton e Brojës: Të jesh në zjarr nuk është shaka

Southampton poston foton e Brojës: Të jesh në zjarr nuk është shaka

13:42, 13/01/2022

Armando Broja ka fituar zemrat e tifozëve të Southamptonit, teksa me paraqitjet dhe golat e tij po kalon momentin më të mirë të karrierës së vet.

Golat e njëpasnjëshëm me ekipin e Premier Ligës po bëjnë që tifozët t’i kërkojnë drejtuesve qëndrimin në ekip të sulmuesit shqiptar.

Skuadra e Southamptonit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” ka postuar foton e Armando Brojës me mbishkrimin: “Të jesh në zjarr nuk është shaka”.

Image

20-vjeçari me fanellën e ekipin e Southamptonit është aktivizuar në total në 16 ndeshje në Premier Ligë teksa ka shënuar dhe 5 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco