Kur do të luhet finalja e Superkupës së Spanjës dhe me kë mund të përballet Reali?

Kur do të luhet finalja e Superkupës së Spanjës dhe me kë mund të përballet Reali?

12:48, 13/01/2022

Athletic Bilbao ose Atletico Madrid do të jetë kundërshtari i Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës. Finalja luhet të dielën nga ora 19:30.

Real Madridi është finalisti i parë në Superkupën e Spanjës.

Los Blancos eliminuan Barcelonën në gjysmëfinale, duke e mundur 3-2 pas 120 minutave lojë.

Reali do të mësojë sonte kundërshtarin e finales, që do të dali nga sfida mes Athletic Bilbaos e Atletico Madrid.

Finalja e madhe është parashikuar të luhet të dielën nga ora 19:30.

Madridi i Ancelottit, që po kryeson në La Liga, do të tentojë të nisë mbarë vitin me një trofe të rëndësishëm siç është Superkupa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco