Lojërat Dimërore/ Të gjithë izolohen në Pekin, pritet vendimi për tifozët

Lojërat Dimërore/ Të gjithë izolohen në Pekin, pritet vendimi për tifozët

11:31, 13/01/2022

Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022” ende nuk kanë vendosur nëse do të lejojnë tifozët vendës të ndjekin nga afër këtë event apo jo.

Pandemia Covid-19 ka detyruar organizatorët të shtyjnë për disa ditë vendimin, ndërkohë që tifozët e huaj nuk do të lejohen të hyjnë në Kinë.

Në rast se do të ketë tifozë ata do të jenë vetëm fansa vendës.

“Presim një përgjigje nga organizatorët”, thanë drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ndërkohë, është vendosur që të gjithë sportistët, trajnerët, stafet e drejtuesit e delegacioneve olimpike të qëndrojnë të mbyllur në Fshatin Olimpik, pa patur mundësi të lëvizin.

“Do të jetë një sistem i mbyllur, që do të thotë se të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë vullnetarët, zyrtarët dhe atletët do të jenë brenda zonës së sigurt, brenda çdo vendi dhe infrastrukturës shoqëruese”, thanë organizatorët, që shtuan se do të ketë çdo ditë teste anti-Covid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco