Newcastle United raportohet se do bisedojë me Manchester Unitedin për huazimin e mesfushorit Donny van de Beek.
Holandezi nuk është duke pasur minuta që prej kalimit te “Djajtë e Kuq”, ndërsa vazhdojnë raportimet për largimin e mundshëm këtë muaj.
Van de Beek shihet si një transferim emocionues për Newcastle duke kujtuar kohën kur tregoi potencialin e plotë te Ajax dhe disa diskutime do ndodhin mes klubeve për të parë nëse arrihet marrëveshja.
Sipas “Telegraph”, Newcastle dëshiron huazimin e mesfushorit deri në fundin e sezonit, edhe pse trajneri Ralf Rangnick e do në skuadër.
I hapur për largimin është edhe Van de Beek që dëshiron të zhvillojë më shumë minuta dhe është lodhur duke qëndruar në stol te 20 herë kampioni i Anglisë.
Newcastle veçse ka nisur të ndërtojë një skuadër të mirë, ku vetëm këtë muaj ka nënshkruar me Kieran Trippier dhe Chris Wood.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: