Allegrit i ‘djeg’ mënyra se si Juventusi humbi Superkupën: E rëndë të pësosh gol 5 sekonda nga fundi

Allegrit i ‘djeg’ mënyra se si Juventusi humbi Superkupën: E rëndë të pësosh gol 5 sekonda nga fundi

10:35, 13/01/2022

Një Masimiliano Allegri më i zhgënjyer sesa dje në humbjen 2-1 në shtesë në Superkupë me Interin vështirë se ishte parë në të gjithë aventurën e tij te Juventusi.

Trajneri livornez kishte shpresuar që pavarësisht mungesave të mëdha ta kishte dërguar ndeshjen të paktën deri te goditjet e penalltive dhe nga aty të priste verdiktin e finales së Superkupës së Italisë, por kur pa që vetëm 5 sekonda nga fundi të pësonte një gol të dhuruar nga lojtarët e tij, pa dyshim që zhgënjimi ishte shumë i madh, siç e treguan edhe fjalët e tij.

“Për herë të parë në jetën time, këtë natë mendova për një sekondë se futbollin e kishte shpikur djalli, pasi një skenar më të rëndë sesa ky nuk mund të kishte.

Të humbësh kur kishin mbetur vetëm 5 sekonda nga fundi djeg shumë. Ndonëse në të njëjtën kohë unë mendoj se kjo gjaknxehtësi që kjo disfatë na ka sjellë të gjithëve brenda nesh, të shpërthejë dhe të transformohet në diçka pozitive në vazhdim, për kampionatin, Kupën e Italisë dhe për rifillimin e Champions-it”, deklaroi Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco