Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Inter mposht Juventusin në minutën e 121-të dhe fiton Superkupën e Italisë

Inter mposht Juventusin në minutën e 121-të dhe fiton Superkupën e Italisë

23:53, 12/01/2022
 

Interi fitoi Superkupën e Italisë pasi mposhti 2-1 Juventusin pas kohës shtesë në finalen e mbrëmjes së sotme në stadiumin Giuseppe Meazza.

Interi luajti mjaft mirë në pjesën e parë, teksa krijoji raste të shumta para portës së Juventusit, por Zonja e Vjetër kaloi e para në avantazh. Morata e dërgoi topin te McKennie, i cili u harrua plotësisht nga mbrojtja e Interit, ndaj nuk e kishte të vështirë të shënonte golin e epërsisë për Juventusin.

 

Mirëpo, festa e tyre zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi kapiteni i Kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, Edin Dzeko, me inteligjencë arriti të fitojë një penallti për Interin. Penalltinë e mori përsipër Martinez , i cili nuk gaboi përballë Perin. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.

Interi kishte më shumë iniciativë dhe posedim të topit në vazhdim të ndeshjes, por ishte shumë më pak i rrezikshëm para portës së Juventusit, duke mos krijuar raste të pastra për gol në pjesë e dytë.

Juventusi nuk u zgjua as në kohën shtesë, por luajti shkëlqyeshëm në mbrojtje, ndaj Interi më i shkathët thjesht nuk mundi të shënonte deri në minutën e 121-të kur Sanchez shënoi  në sekondat e fundit, duke i dhenë zikaltërve Superkupën e gjashtë në histori.

 

Rezultati dhe golashënuesit:

Inter - Juventus 2: 1 (pen Martinez. 35', Sanchez 120 + 1' - McKennie 25')

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco