Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Reali mundi Barcelonën mes spektaklit në 'El Clasico-n' e luajtur në Arabinë Saudite

Reali mundi Barcelonën mes spektaklit në 'El Clasico-n' e luajtur në Arabinë Saudite

22:41, 12/01/2022

Real Madridit kaloi në finale të Superkupës së Spanjës pasi mposhti Barcelonën në “El Clasico” sonte në Riad (Arabia Saudite) me rezultatin 3-2 pas kohës shtesë.

Që nga fillimi i sfidës, forcat në fushë ishin mjaft të barabarta dhe të dyja skuadrat humbën disa raste të mira në një pjesë të parë. Mirëpo, Reali arriti të shfrytëzojë njërin prej tyre në minutën e 25-të pas një gabimi të madh të katalanasve dhe shënues ishte Vinicius Junior për 1-0.

Megjithatë, katër minuta para pushimit, Barcelona vendosi baraspeshën pas një gabimi katastrofik, këtë herë të Militaos. Shënues ishte De Jong, dhe rezultati pas 45 minutave të para ishte 1-1.

Të njëjtin futboll shikuam edhe në pjesën e  dytë, dhe një lojë e tillë i përshtatej më shumë Realit, i cili kaloi në epërsi sërish në minutën e 72-të. Ishte një sulm i gjatë i Realit dhe në fund në vendin e duhur në kohën e duhur ishte Benzema i pakapshëm që futi topin në rrjetë për festën e madhe të skuadrës së tij.

Barcelona po përpiqej të arrinte të barazonte rezultatin deri në fund të ndeshjes dhe ia doli shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes, kur Fati godit për 2-2.

Më pas u luajt koha shtesë dhe Valverde i soli epërsinë e tretë Realit. Ishte një kundërsulm i mrekullueshëm i Realit, mbrojtja e Barçës u shpërbë dhe pas asistimit të Rodrygos, Valverde e futi topin në rrjetë. Barça nuk arriti të rikthehet në lojë për herë të tretë, kështu që klubi madrilen e fitoi këtë El Clasico.

Reali do të luajë në finalen e Superkupës së Spanjës kundër fituesit të duelit mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos. Ky duel luhet nesër.

Rezultati dhe golashënuesit:

Barcelona - Real Madrid 2-3 (De Jong 42', Fati 83' - Vinicius Junior 25', Benzema 72', Valverde 83')

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco