VIDEO/ Skandal i ri në Afrikë: U luajt tri herë himni i gabuar, lojtarët e Mauritanisë u revoltuan dhe kërkuan të...

VIDEO/ Skandal i ri në Afrikë: U luajt tri herë himni i gabuar, lojtarët e Mauritanisë u revoltuan dhe kërkuan të...

20:10, 12/01/2022

Lojtarët e kombëtares së Mauritanisë u acaruan së tepërmi pasi pas tre tentativave të pasuksesshme nuk arritën të dëgjonin himnin e tyre.

Luanët e Chinguetti-t luajtën kundër Gambisë (0-1) në ndeshjen e tyre të parë në grupin e Kupës së Kombeve të Afrikës, ku në stadiumin Limbes kishte një organizim katastrofik të sfidës.

Skuadra e Didier Gomes De Rose u rreshtua para fillimit të ndeshjes për të dëgjuar himnin kombëtar, por zyrtarët në stadium e lanë atë të gabonte tre herë.

Lojtarët mauritanianë u revoltuan dhe kërkuan të këndonin himnin e tyre, por nuk patën zgjidhje tjetër veçse të këndonin pa muzikë, ndërkohë që nuk pati probleme me himnin e Gambisë.

Ky është gabimi i dytë i madh në këtë kompeticion dhe ndodh në të njëjtën ditë.

Skandali i ri vjen pas një gjykimi tronditës gjatë fitores së diskutueshme 1-0 të Malit ndaj Tunizisë.

Kujtojmë, gjyqtari Janny Sikazëe akordoi dy penallti të diskutueshme, një karton të kuq të dyshimtë dhe dy herë i dha fund lojës para kohe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco