Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

'Iu bashkova Lazios për të ndihmuar Strakoshën', Reina flet për raportin me gardianin shqiptar: Gjërat ndryshuan

'Iu bashkova Lazios për të ndihmuar Strakoshën', Reina flet për raportin me gardianin shqiptar: Gjërat ndryshuan

19:31, 12/01/2022

Portieri i Lazios, Pepe Reina, ka folur në një intervistë për “FourFourTwo Magazine” për sa i përket mbërritjes së tij në kryeqytet dhe për raportin e krijuar me portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

“Sekreti që unë luaj kaq shumë qëndron dhe në dashurinë që kam për atë gjë që bëj. Erdha vitin e kaluar si një portier i dytë, për t’i dhënë djemve një dorë dhe për të ndihmuar Thomas Strakoshën të rritej. Më pas, prej COVID-19 dhe prej një dëmtimi, ai qëndroi për pesë ndeshje jashtë fushe dhe unë erdha si portier i parë. Në atë pikë, trajneri Inzaghi vendosi që të ndryshonte rolet dhe unë qëndrova në formacion deri në fund të sezonit” u shpreh Reina.

Gjithashtu spanjolli u pyet dhe për eksperiencat e tij dhe për finalen e Ligës së kampionëve në 2007. Reina ishte titullar dhe me ardhjen e Sarrit te Lazio, por tani Strakosha i ka rimarrë vendin në formacion veteranit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco