Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

VIDEO/ Skandali i Kupës së Kombeve të Afrikës: Gjyqtari mbyll ndeshjen para kohe

VIDEO/ Skandali i Kupës së Kombeve të Afrikës: Gjyqtari mbyll ndeshjen para kohe

17:23, 12/01/2022

Futbollistët e Malit mposhtën 1-0 kombëtaren e Tunizisë në turin e parë të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe kjo ndeshje do të mbahet mend për vendimet skandaloze të gjyqtarit kryesor, Janny Sikazëe nga Zambia.

Konkretisht, gjyqtari i dha fund lojës në minutën e 85-të pasi ora e tij në dorë ishte pesë minuta më përpara, dhe pas konsultimit me VAR-in e anuloi vendimin e tij.

Megjithatë, ky nuk ishte fundi. Sikazëe e ndali sërish lojën në minutën e 89-të, duke i dhënë fund ndeshjes. Ashtu siç pritej, pati protesta nga tunizianët të cilët e ndoqën arbitrin nëpër fushë dhe i thanë se tabela tregonte minutën e 89-të dhe se duhet të kishte të paktën tre deri në katër minuta shtesë për shkak të zëvendësimeve dhe ndërprerjeve.

Arbitri u rrethu nga siguria që e ka shoqëruar jashtë fushës dhe futbollistët e Malit janë habitur nga ky vendim.

Golin e tre pikëve për Malin e shënoi Kone në minutën e 48-të nga një tjetër penallti. Mali kështu arriti në vendin e parë në Grupin F.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco