Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Veron i thur elozhe Interit: Askush nuk e vuri re që u larguan Conte dhe Lukaku, skuadra është edhe më e mirë

Veron i thur elozhe Interit: Askush nuk e vuri re që u larguan Conte dhe Lukaku, skuadra është edhe më e mirë

17:03, 12/01/2022

Ish-lojtari argjentinas i Interit, Juan Sebastian Veron, shpreson se zikaltërit do të fitojnë Superkupën e Italisë kundër Juventusit dhe vlerësoi skuadrën për rezultatet pas largimit të trajnerit Antonio Conte dhe sulmuesit Romelu Lukaku.

Interi dhe Juventusi përballen sonte në Superkupën e Italisë dhe trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, tha se nuk ka asnjë favorit. Megjithatë, Veron beson se trofeu do t'i shkojë Interit.

"Interi po bën gjëra të mëdha, e meritojnë të jenë lider në Serinë A pasi u mposhtën vetëm një herë në 20 ndeshje. Nuk është rastësi. Gjithashtu, fakti që ndeshja luhet në stadiumin e tyre është një avantazh", tha Veron.

Aktualisht është president i Estudiantes dhe me golin e tij në vitin 2005 kundër Juventusit i solli Interit trofeun e Superkupës së Italisë.

"Ne e fituam ndeshjen me zemër dhe shpirt. Kishim një skuadër të fortë që nisi në rrugën e fitores pasi fituam Kupën e Italisë disa muaj më parë", kujton argjentinasi.

Ai ka komentuar edhe rezultatet e dobëta të Juventusit.

"Cilësia e Allegrit nuk vihet në dyshim, por largimi e Cristiano Ronaldos para përfundimit të merkatos ishte një goditje e rëndë. Interi tani është një hap përpara Juventusit, si ekip dhe si grup. Mendoj se Interi është më i fortë se Juve. Kanë mungesa dhe kjo mund të ketë ndikim”, tha Veron.

Ai foli edhe për problemet financiare të Interit gjatë verës, si dhe për largimin e trajnerit dhe sulmuesit kryesor.

"Ata ndryshuan trajnerin dhe nuk e ndjenë. Në fakt u bënë edhe më të mirë. Askush nuk e vuri re që Lukaku u largua sepse ekipi është i bashkuar dhe erdhën lojtarë cilësorë", përfundoi Veron.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco