Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Italia vendos protokollin e ri, anulohen ndeshjet nëse...

Italia vendos protokollin e ri, anulohen ndeshjet nëse...

17:00, 12/01/2022

Rastet e shumta me Covid-19 në ekipet e Serie A kanë shkaktuar një kaos të madh në kampionat. Njëkohësisht bashkë me kaosin kanë dalë edhe probleme mes autoriteteve lokale të rajoneve të ndryshme me Lega Serie A.

Kështu qeveria italiane po mendon të marrë masa të reja për sa i përket botës së futbollit në mënyrë që të mos ketë më probleme të tilla. Sipas La Gazzetta dello Sport, do të ketë një protokoll të ri klubet italiane.

Protokolli i ri do të ketë një limit për sa i përket shifrave me lojtarë pozitiv në mënyrë që ata nuk do të mund të dalin dot në fushë. Pra, në rast se një ekip do të ketë 35% të skuadrës pozitiv me Covid (nuk përfshihen lojtarët primavera), janë të detyruar të mos zbresin në fushë.

Pas një takimi të zhvilluar mes ministrave Speranza dhe Gelmini, nënsekretarit për Sportin Vezzali dhe presidentit të Coni, Malago, në orët në vijim drafti do të paraqitet në Konferencën Shtetërore-Rajone dhe më pas do të kalojë në duart e CTS për miratim përfundimtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco