Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare fituesi i medaljes olimpike

Ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare fituesi i medaljes olimpike

16:55, 12/01/2022

Deon Lendore, përfaqësues i Trindad dhe Tobago në Lojërat Olimpike, është ndarë nga jeta ditën e hënë në Teksas për shkak të një aksidenti me makinë, në moshën 29-vjeçare.

Sipas Universitetit A&M në Teksas, ku Lendore punonte si asistent trajner prej dy vitesh, sprinteri po kthehej në shtëpinë kur u përfshi në një aksident automobilistik. Sipas raportimeve të policisë, Lendore vdiq në vendngjarje, ndërsa një person tjetër u transferua menjëherë në spital.

Deon Lendore fitoi medaljen e bronztë me shtetin e tij, në Lojërat Olimpike “Londër 2012” në garën e 4×400 metra.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco