Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Mino Raiola me probleme shëndetësore, operohet me urgjencë në një spital të Milanos

Mino Raiola me probleme shëndetësore, operohet me urgjencë në një spital të Milanos

15:35, 12/01/2022

Probleme shëndetësore për Mino Raiolën, teksa agjenti i famshëm është shtruar së fundmi spitalin “San Raffaele” në Milano dhe i është dashur të operohet me urgjencë për të shmangur komplikacionet e mëtejshme.

Në fakt, mediet nuk japin shumë detaje lidhur me situatën e Raiolas, por 54-vjeçari i ka vendosur të gjithë në alarm pasi ende nuk ka një sqarim me gjendjen e tij aktuale dhe nëse gjithçka ka shkuar mirë.

Kujtojmë se Raiola është një nga agjentët e futbollistëve më me influence teksa në “skuadrën” e tij janë emra si Haaland, De Ligt, Donnarumma, Verrati apo Pogba.

Sakaq, italiani njihet edhe për komisionet milionere që përfiton në momentin që transferon yjet e tij dhe për këtë shpeshherë ka pasur përplasje me klube të veçanta 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco