Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

FOTO/ Piloti i parë kinez që garon në Formula 1, do mbajë numrin 24 në nder të Kobe Bryant

FOTO/ Piloti i parë kinez që garon në Formula 1, do mbajë numrin 24 në nder të Kobe Bryant

12:34, 12/01/2022

Guanyu Zhou është piloti i parë kinez që do të marrë pjesë në Botërorin e Formula 1.

Sezonin e ri do të garojë me skuadrën Alfa Romeo Racing. Ai ka vendosur të mbajë numrin 24, në nder të ish-basketbollistit Kobe Bryant.

Image

22-vjeçari kinez shpjegon zgjedhjen e bërë: “Bryant është një burim frymëzimi për mua. Ajo që më ka befasuar gjithnjë është etika profesionale që ai kishte. Edhe pse ishte më i miri në NBA ai vazhdonte të punonte për t’u përmirësuar”.

Zhou ka zënë vendin e Antonio Giovinazzi te makina Alfa Romeo, ndërkohë që shok skuadre do të ketë veteranin finlandez Valtteri Bottas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco