Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

FOTO/ Inter-Juventus, formacionet e mundshme të Superkupës së Italisë

FOTO/ Inter-Juventus, formacionet e mundshme të Superkupës së Italisë

11:07, 12/01/2022

Sot është dita e derbit të Italisë për trofeun e Superkupës, që përplas fituesen e Serie A me atë të Kupës së Italisë.

Interi dhe Juventusi përplasin “brirët” në “San Siro”, në orën 21:00, për t’i shtuar një kupë palmaresit të tyre të pasur.

Interi vjen në këtë sfidë pas një ecurie prej tetë fitoresh radhazi në Serinë, e fundit 2-1 ndaj Lazios në shtëpi.

Zikaltrit aktualisht janë duke udhëhequr kampionatin dhe tani synojnë të fitojnë një trofe (Superkupën) që i mungon që nga viti 2011.

Nga ana tjetër, bardhezinjtë vijnë nga fitorja me përmbysje 3-4 në fushën e Romës dhe renditen në vendin e pestë.

Skuadra e Allegrit synon të rikonfirmohet në këtë kompeticion pas suksesit të sezonit të kaluar.

Sa u përket formacioneve, trajneri Simone Inzaghi e ka skuadrën të plotë, nga ana tjetër Allegrit i mungojnë shumë lojtarë, madje të formacionit, për arsye të ndryshme, dëmtimesh, pezullimesh dhe për shkak të COVID-19.

Në tabelën e mëposhtme janë formacionet e mundshme të të dy ekipeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco