VIDEO/ Beteja detare e ultrasve të Venezias dhe Milanit, raketa dhe fishekzjarre u qëlluan nga anijet

VIDEO/ Beteja detare e ultrasve të Venezias dhe Milanit, raketa dhe fishekzjarre u qëlluan nga anijet

21:44, 11/01/2022

Skuadra e Milanit fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Venezias, nw ndeshjen e javës sw 21-të të Serisë A italiane, teksa ndeshja është shënuar nga konflikti mes tifozëve vendas dhe tifozëve kuqezi para ndeshjes.

Duke qenë se ndeshja luhej në stadiumin Pierluigi Penzo të Venecias, tifozët më të zjarrtë të të dy klubeve duhej të vinin në stadium me traget dhe kjo rezultoi në diçka që mund të cilësohet si një betejë detare.

Të dy grupet e fansave qëlluan me shumë raketa dhe fishekzjarre ndaj njëri-tjetrit teksa ndodheshin në varka më të vogla dhe kalimtarët e zakonshëm regjistruan një video që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Për fat të mirë, të dy grupet e tifozëve nuk arritën të drejtonin fishekzjarrët e tyre në objektivin e dëshiruar, kështu që gjithçka shkoi pa pasoja të rënda.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco