VIDEO/ Eriksen rikthehet: Zemra i ndaloi në fushë, por nuk bën dot pa futboll

VIDEO/ Eriksen rikthehet: Zemra i ndaloi në fushë, por nuk bën dot pa futboll

21:15, 11/01/2022

Futbollisti danez Christian Eriksen po përgatitet të rikthehet në fushë vetëm shtatë muaj pas arrestit kardiak në një ndeshje të Kampionatit Evropian.

Eriksen ka publikuar sot një video ku shihet teksa godet një top të mrekullueshme nga distanca, pas së cilës portieri thjesht nuk pati asnjë shans.

Natyrisht, Eriksen donte t'i tregonte gjithë botës se është gati dhe se mund të luajë.

Ai aktualisht është një lojtar i lirë me ambicie për të luajtur sërish, në Botërorin e ardhshëm.

Megjithatë, për të qenë në Katar për Kupën e Botës, danezi fillimisht duhet të jetë plotësisht i shëndetshëm dhe më pas të gjejë një klub për të luajtur.

"Kombëtarja është shumë e rëndësishme. Unë dua të luaj për ekipin kombëtar në Kupën e Botës. Dua të luaj përsëri dhe t'u tregoj të gjithëve se kjo ndodhi vetëm një herë dhe nuk do të ndodhë më. Dua të dëshmoj se vazhdova dhe se unë mund të luaj për kombëtaren, është në dorën e trajnerit të vendosë, por zemra ime nuk është pengesë”, tha Eriksen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco