FSHF, takim me delegatët e Superiores dhe Kategorisë së Parë në prag të rifillimit të kampionatit

FSHF, takim me delegatët e Superiores dhe Kategorisë së Parë në prag të rifillimit të kampionatit

18:32, 11/01/2022

Në prag të rifillimit të kampionateve të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar këtë të martë një seminar me të gjithë delegatët e ndeshjeve të këtyre dy kampionateve në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku si dhe drejtuesi i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, i cili drejtoi seminarin.

Sulejmani bëri një analizë të punës së delegatëve deri më tani, teksa këshilloi dhe shpjegoi në mënyrë të detajuar për të gjithë të pranishmit detyrat dhe përgjegjësitë e plota që ata kanë dhe që duhet të realizojnë përgjatë një ndeshjeje, në mënyrë që ndeshja të jetë e mirëorganizuar dhe e suksesshme.

Kampionati “Abissnet Superiore” do të rikthehet sërish dhe do të luajë ndeshjet e para për këtë vit të ri nga 15 janari ndërsa Kategoria e Parë nga 22 janari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco