Muriqi i 'shkel syrin' Fenerbahces: ‘E dua Stambollin’. Gruaja e tij: ‘Nuk jam e lumtur në Romë’

Muriqi i 'shkel syrin' Fenerbahces: ‘E dua Stambollin’. Gruaja e tij: ‘Nuk jam e lumtur në Romë’

18:11, 11/01/2022

Vedat Muriqi është një nga lojtarët që pritet të largohet nga Lazio. Ëndrra e tij është kthimi në Turqi dhe sa herë që mund të bëjë deklarata nuk e fsheh dashurinë e tij sidomos për qytetin e Stambollit.

Pak ditë më parë lojtari ishte i ftuar në “Kanal D”, ku u shpreh se e ka dashur dhe do ta dojë Stambollin.

“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi në këtë qytet të bukur – tha ai duke iu referuar destinacionit të tij të pushimeve, që është kryeqyteti turk. Të gjithë si familje e kemi dashur dhe e duam këtë qytet. Ne përpiqemi të vijmë sa herë që mundemi edhe nëse kemi vetëm një ose dy ditë pushime."

Lojtari prej kohësh i ka shkelur syrin një rikthimi te Fenerbahçe, por për momentin askush nuk është shfaqur në zyrat e Tares dhe Lotitos.

Edhe gruaja e sulmuesit, nuk e fsheh pakënaqësinë e qëndrimit në Romë dhe dëshira për t'u kthyer në Turqi është e madhe: "Nuk kam qenë kurrë e lumtur në Romë. Do të doja të kthehesha në Stamboll dhe të lexoja mendjen e presidentit të Fenerbahçes". Një tjetër mesazh i qartë për një kthim, i cili megjithatë nuk premton të jetë i lehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco