VIDEO/ E moshuara qëndroi me tifozët për orë të tëra...mendoi se ishte në qendrën e vaksiminimit

VIDEO/ E moshuara qëndroi me tifozët për orë të tëra...mendoi se ishte në qendrën e vaksiminimit

17:50, 11/01/2022

Një histori e pazakontë vjen nga Spanja ku një grua e moshuar qëndroi në radhë për orë të tëra në pritje për t'u vaksinuar pa e kuptuar se ndodhej në një pikë për blerjen e biletave për ndeshjen mes Cartagena dhe Valencia në kuadër të Kupës së Mbretit e luajtur disa ditë më parë.

Gabimi u zbulua krejt rastësisht nga një gazetar i cili po filmonte një artikull për euforinë mes tifozëve të ligës së dytë spanjolle, që pritën kampionen e shumëfishtë Valencian.

"Unë mendoj se ju jeni këtu për të blerë bileta për këtë ndeshje të madhe," u pyet një grua e moshuar nga një reporter i “ TV Deportes” dhe ajo u përgjigj: "Jo, unë jam këtu për vaksinën e koronavirusit," i tha e moshuara gazetarit i cili mbeti i shtangur nuk i besoi asaj që dëgjoi.

Kujtojmë që, Valencia triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Cartagena-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco