Probleme te Juventusi, Covid-19 pengon shitjen e Ramsey

Probleme te Juventusi, Covid-19 pengon shitjen e Ramsey

16:53, 11/01/2022

Aaron Ramsey ka rezultuar pozitiv me Covid-19 çka do ta mbajë mesfushorin nga Uellsi jashtë fushave për pak kohë. Ai do të humbasë kështu edhe Superkupën e Italisë që Juventusi do të ndeshet në San Siro përballë Interit.

Megjithatë ky nuk është problemi më i madh i Juventusit me uellsianin. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, infektimi i Ramsey me Covid-19 ka hapur një problem në merkato. Kjo gjë mund të pengojë shitjen e tij drejt një klubi tjetër.

“Zonja e Vjetër” ka kohë që po përpiqet të shesë mesfushori, por i vetmi ekip i interesuar është Newcastle në Premier League. Një destinacion që nuk i pëlqen mjaftueshëm Ramsey. Ai peshon shumë në bilancin e Juventusit duke marr parasysh edhe rrogën e tij prej 8 milionë euro.

Gjithçka është komplikuar tashmë me Covid-19 dhe drejtuesit e Juventusit janë në luftë me kohën për shitjen e lojtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco