‘Çmendet’ klubi anglez, 180 milionë euro për sulmuesin serb

‘Çmendet’ klubi anglez, 180 milionë euro për sulmuesin serb

16:38, 11/01/2022

Bomberi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic, vijon të mbetet në krye të listës së trajnerit Mikel Arteta për këtë merkato dimërore.

Sulmuesi serb e ka refuzuar rinovimin e kontratës me Fiorentinën e cila skadon në vitin 2023 dhe janë gati të paguajnë një mal me para ku përfshihen kartoni i futbollistit, komisionet e agjentit dhe paga e tij.

Sipas mediave britanike,  “topçinjtë” nuk i tremben shifrave të çmendura vetëm dhe vetëm për të mposhtur konkurrencën në merkato dhe për të përforcuar një skuadër që lufton për një vend në Champions.

Fiore mund ti hapë rrugën shitjes së Vlahovic që do të mbushte jo pak arkat e klubit por edhe për faktin se prej ditësh në Firenze ka mbërritur edhe Piaktek, i cili mund të zërë menjëherë vendin e serbit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco