VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit të futbollistit turk, momenti kur humb kontrrollin e makinës

VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit të futbollistit turk, momenti kur humb kontrrollin e makinës

16:35, 11/01/2022

Futbollisti i Konyasporit, Ahmet Çalik, ka humbur jetën sot në një aksident automobilistik në Turqi në moshën 27-vjeçare dhe mediat vendase kanë publikuarnjë video nga disa kamera të ndryshme, ku shihet se ai humb kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Ai kishte marrë leje tek skuadra e tij Konyaspor për të rregulluar punët e dasmës, por makina i doli nga kontrolli dhe përfundoi jashtë rruge. Tragjedia ndodhi rreth orës 09:00 në një rrugë pranë kryeqytetit Ankara, ndërsa Çalik ishte i vetëm në makinë.

Duke qenë se bëhet fjalë për një aksident të rëndë trafiku, reagimi i shpejtë i ambulancës nuk i ka shpëtuar jetën futbollistit në fjalë.

Supozohet se Çalik ka humbur kontrollin e mjetit me shpejtësi të madhe, gjë që shihet edhe në video, pas së cilës ai ka zbritur nga rruga dhe i është nënshtruar plagëve të marra menjëherë.

Ahmet Çalik ishte pjesë e ekipit të Konyaspor si mbrojtës dhe ndante dhomën e zhveshjes me Sokol Cikalleshin, Endri Çekiçin dhe Zymer Bytyçin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco