Çudia nuk ka fund, futbollisti 54-vjeçar huazohet te një tjetër skuadër

Çudia nuk ka fund, futbollisti 54-vjeçar huazohet te një tjetër skuadër

15:45, 11/01/2022

Nëse thonë se mosha është thjesht një numër, atëherë rasti i futbollistit japonez Kazuyoshi Miura do ta vërtetonte më së miri këtë shprehje.

Teksa i mungon edhe një muaj para se të festojë datëlindjen e 55-të, Miura nuk ka ndërmend të stopojë dhe të ndahet nga pasioni i tij më i madh, futbolli.

Tashmë, lojtari më i vjetër në botë ka firmosur një kontratë me klubin e kategorisë së katërt japoneze, Suzuka Point Getters, teksa është huazuar nga Yokohama.

Në këtë rast, shumë interesant është fakti se në drejtimin e kësaj skuadre në rolin e trajnerit është vëllai i tij, dy vite më i madh, Yasutoshi Miura.

Me siguri, 54-vjeçari tashmë do të gjejë më shumë hapësira në ligën e katërt, teksa një sy mund ta mbyllë edhe vëllai i tij.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar, Miura u aktivizua në vetëm një minutë me Yokohamën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco