Eric Garcia merr lajmin e keq, zbulohet koha që do qëndrojë jashtë

Eric Garcia merr lajmin e keq, zbulohet koha që do qëndrojë jashtë

13:41, 11/01/2022

Barcelona mori vetëm një pikë në transfertën e Granadës. Sfida e La Liga-s përfundoi në barazim 1-1, teksa ekipi katalanas përfundoi me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të talentit Gavi (79’).

 

Eric Garcia pësoi një lëndim në kofshë dhe u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 54-t, duke i lënë vendin Clement Lenglet. Qendërmbrojtësi spanjoll i është nënshtruar sot kontrolleve të detajuara mjekësore.

 

21-vjeçari, i cili la Manchester City verën e kaluar për t’u transferuar në “Camp Nou”, ka dëmtuar bicepsin femoral të kofshës dhe do qëndrojë jashtë fushave të paktën pesë javë, duke humbur kështu finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madrid.

Një lajm i keq ky për Xavin, i cili humbet për disa ndeshje shërbimet e lojtarit titullar. Trajneri i Barcelonës shpreson ta ketë të gatshëm Eric Garcia për takimin kundër Napolit në Europa League (17 shkurt).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco