Modric drejt rikthimit në Angli, Guardiola i ‘premton’ fanellë titullari

Modric drejt rikthimit në Angli, Guardiola i ‘premton’ fanellë titullari

14:02, 11/01/2022

Ndonëse me 36 vite mbi supe, Luka Modric vijon të jetë një nga pikat më të forta të Realit të Madridit, klub në të cilin luan që prej 2013-ës, kur spanjollët e blenë për shifrën e 40 milionë paundëve nga Tottenhami.

Kroati nuk ka ndërmend të tërhiqet, pasi dëshiron që më parë të luajë edhe në Botërorin e Katarit me përfaqësuesen e tij, ndaj ka nisur bisedimet me Realin e Madridit për rinovimin edhe për një tjetër sezon.

Megjithatë oferta e re e Los Blancos është ndjeshëm më e ulët sesa fiton aktualisht kroati, që duket se ka shfaqur pakënaqësi ndaj trajtimit të drejtuesve dhe po mendon largimin nga Madridi në fund të sezonit.

Pavarësisht moshës, adhuruesit e Modriçit janë të shumtë, sidomos në Premier League, ku Pep Guardiola është gati t’i ofrojë një fanellë titullari dhe një pagë të majme, për ta marrë të paktën një sezon në “Etihad Stadium”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco