Cikalleshi dhe Çekiçi, mesazhe prekëse për shokun e skuadrës që vdiq sot në aksident

Cikalleshi dhe Çekiçi, mesazhe prekëse për shokun e skuadrës që vdiq sot në aksident

13:21, 11/01/2022

Mbrojtësi i Koniasporit, Ahmet Çalik, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm nga një aksident tragjik.

Reagimet nga klubi dhe shokët e tij të skuadrës nuk munguan, përfshirë këtu dhe dy lojtarët e kombëtares tonë, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi.

“Çfarë mund të shkruaj për ty miku im i dashur! Zoti të mori ty shumë shpejt! U prefsh në paqe vëlla! Ti do të jesh gjithmonë në zemrën time!”, shkruan sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi.

Image

Nga ana tjetër ka reaguar dhe mesfushori, Endri Çekiçi: “Të bekoftë Allahu dhe të japi një vend në parajsë vëllai im! Çfarë njeri i mrekullueshëm që ke qenë, do të na mungosh dhe nuk do harrohesh kurrë Ahmet Çalik”, shkruan Çekiçi në Instagramin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco