FOTO/ Ju zbulojmë garazhin luksoz të Novak Djokovic

FOTO/ Ju zbulojmë garazhin luksoz të Novak Djokovic

10:06, 11/01/2022

Tenisti serbi disa orë pasi Gjykata e Drejtësisë në Australi dha vendimin e tij për të qëndruar ka filluar stërvitjen e tij të parë në Rod Laver Arena duke deklaruar se është i gatshëm për të luajtur dhe për të fituar në “Australian Open”.

Por përveç tenisit, Djokovic është i njohur dhe për dashurin e tij për makinat cool. 

Gjatë karrierës së tij 16-vjeçare në ligë ai ka drejtuar shumë pasi është sponsorizuar nga markat kryesore të makinave Peugeot, , Audi dhe Mercedes.

Atij i pëlqen gjithashtu dhe ideja e makinave ekologjike dhe madje zotëron zotëron dy EV (automjete elektrike) dhe shpesh duket se drejton një 508 Peugeot PSE që është një hibrid (një kombinim i motorit elektrik dhe motorit me djegie të brendshme).

Por çfarë makinash ka në garazhin e tij Djokovic?

Koleksioni i plotë i makinave Novak Djokovic përfshin Bentley GT, Mercedes Benz S500, Aston Martin DB9, Audi R8, Tesla Model X, Peugeot 508 PSE ndërsa është shfaqur edhe me një Peugeot e-208.

Duke qenë se Gjokoviç është një adhurues i automjeteve elektrike, ai nuk mund të mos kishte një Tesla. Ai shpesh përdor Modelin e tij X për të shkuar në stërvitjet e tij.

Image

Mercedes-Benz 500S
Sponsori i tij numër një është Mercedes-Benz, kështu që atij i është dhënë një Mercedes-Benz 500S. Të cilën e përdor shpesh në paraqitjet e tij zyrtare.

Image

Aston Martin DB9
Aston Martin Martin DB9 është makina që i ofron atij një arratisje por edhe siç ka thënë ai dhe qetësi.

Image

Bentley GTC
Nëse DB9 e relakson tenistin, Bentley i hapur e bën atë të dallohet. “ Gjithmonë kam dashur diçka ndryshe, ndoshta pak më luksoze, ndaj zgjodha Bentley-n” është shprehur ai në një intervistë. 

Image

Peugeot 508 PSE
Novak Djokovic ka një karrierë me prodhuesin francez të makinave Peugeot dhe një kontratë trevjeçare si ambasador i markës ndërkombëtare. Kampioni drejton modele të ndryshme të industrisë franceze të makinave, por një nga modelet e tij të preferuara është Peugeot 508 PSE i cili mban një vend të përhershëm në koleksionin e veturave. Peugeot Sport 508 PSE është një hibrid. Ka një motor 1.6 litra dhe dy motorë elektrikë. Në kombinim, ato prodhojnë 360 kuaj fuqi dhe janë me katër rrota.
Image

Pranë 508 PSE të shpejtë tenisti ka dhe një elektrik (e-208). “Është praktike, por edhe shumë e këndshme për të ecur, më kujton GTi-në më të vjetër që dëshiroja të kisha kur isha më i ri. Por është më e qetë dhe plotësisht ekologjike”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco