Batuta e Vierit: Interi luan me cigare në gojë

Batuta e Vierit: Interi luan me cigare në gojë

08:55, 11/01/2022

Kristian Vieri ka qenë pjesë e Interit në një nga epokat më spektakolare të zikaltërve, të mbushur me kampionë të mëdhenj.

Por ish-sulmuesi e pranon se po mbetet gjithnjë e më shumë i mahnitur nga paraqitjet e ekipit aktual që po bën shumë mirë nën drejtimin e Simone Inzagit dhe kryeson Serinë A.

“Interi luan me cigare ne gojë. Nuk ka krahasim me askënd tjetër. Bëjnë nxehje në fund të pjesës së parë Dzeko, Correa, Vidal, Dimarco, e kështu fitohen ndeshjet. Pastaj nuk i shënon dot gol. Ata mbrapa janë si hiena të vërteta…

Nuk kam pasur kurrë ndjesinë se Lazio mund t’u shënonte, edhe pse pastaj bënë një gabim. Ka shumë diferencë. Aleksis Sançez ishte më i miri në fushë”, theksoi Vieri për paraqiten e kryesuesve të Serisë A.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco